Pse Lajçak dhe Escobar janë takuar vetëm me opozitën e Kosovës, dhe jo edhe me atë në Serbi?

Pse Lajçak dhe Escobar janë takuar vetëm me opozitën e Kosovës, dhe jo edhe me atë në Serbi?

Ndryshe nga vizita në Kosovë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak, dhe zëvendëssekretari amerikan i shtetit dhe i dërguari i administratës amerikane për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nuk do të takohen me përfaqësuesit e opozitës në Beograd.

Opozitarët në Serbi për gazetën serbe kanë deklaruar se duhet të kenë rol kontrollues në negociatat e rëndësishme që po zhvillohen për Kosovën, por edhe që para takimit me zyrtarët ndërkombëtarë të ketë qëndrim të unifikuar të pushtetit lokal dhe opozitës në Serbi.

Radomir Lazoviq, deputet i lëvizjes “Ne davimo Beograd”, tha se qëndrimet e opozitës duhet të dëgjohen.

“Pikëpamjet e opozitës duhet të dëgjohen për të gjitha çështjet e rëndësishme në vend dhe përfaqësuesit e opozitës duhet të jenë të pranishëm dhe të kenë rol kontrollues në negociatat e rëndësishme që po zhvillohen për Kosovën, si dhe për çështje të tjera”, tha përfaqësuesi i “Ne davimo Beograd”.

Ai shton se ajo që kemi tani është se Aleksandar Vuçiq na e interpreton atë që ndodhi në Bruksel – “ai shtiret, kap kokën, flet për negociata të vështira dhe pastaj çdo herë disi del shpëtimtari dhe fituesi, edhe pse publiku ynë realisht nuk e di se për çfarë po zhvillohen negociatat”.

– Rrëfimet e Vuçiqit janë si ajo shakaja e keqe: “Kishte serbë, amerikanë dhe rusë, nuk e di se çfarë ndodhi më pas, por fituan tanët”. Dhe kështu Vuçiq fiton, por qytetarët humbasin, sepse përveç interesit të tij, ai nuk ka asgjë tjetër në mendje”, deklaroi Lazoviq, duke shtuar se Serbisë i duhet një diskutim i hapur dhe i gjerë për situatën në Kosovë dhe më pas një kornizë negociuese që përveç statusit do të merrte parasysh cilësinë e jetës së njerëzve, lëvizjen e lirë, perspektivën evropiane, shkëmbimin tregtar, trashëgiminë kulturore dhe historike, dhe ndoshta më e rëndësishmja, pajtimi dhe një marrëveshje për të ardhmen.

Edhe kolegu i tij, deputeti i Partisë Popullore, Stefan Jovanoviq, konsideron se është e nevojshme që opozita t’ia shprehë zyrtarëve ndërkombëtarë qëndrimin e saj për çështjen e Kosovës, por edhe se duhet një diskutim më i gjerë publik. /Danas

Related Articles