Pritet që Kosova të furnizohet së shpejti me 62 mijë e 400 doza të vaksinës AstraZeneca nga “Gavi Govaxi”, raporton Gazeta Enigma.
Një gjë të tillë për Gazetën Enigma edhe “COVAX” përmes një emaili ku thuhet se 62 mijë e 400 doza të vaksinës Astra Zeneca pritet të dërgohen për Kosovën.
“62 mijë e 400 vaksinca AstraZeneca do të transportohen në Kosovë dhe pritet që të arrijnë më 12 maj”, thuhet në përgjigjen e “Cavi Govaxi” për Gazetën Enigma.
Ndryshe, “Gavi Covaxi”, është një aleancë globale që ka për qëllim zhvillimin, prodhimin dhe qasjen e barabartë në testet, trajtimet dhe vaksinat COVID-19.
Një gjë të tillë e ka konfirmuar gjatë ditës së sotme edhe Ministria e Shëndetësisë së Kosovës, e cila ka njoftuar të hënën se do të pranojë edhe 38 400 doza të tjera të vaksinës në kuadër të aleancës COVAX.
Sipas MSH-së, deri më tani duke llogaritur edhe 24 000 dozat që kemi pranuar javë më parë në total kemi 62 400 doza.
Kujtojmë që në Kosovë aktualisht janë 6 mijë e 559 raste aktive me COVID-19.
/Gazeta Enigma/.