Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur organizatorët e “Hardh Fets”, Agron Sokoli, Brikena Gashi e Betim Zllanoga.
Të tre organizatorët e ftuan të parin e qeverisë për të qenë pjesë e këtij festivali i cili do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator në vreshtat e Rahovecit.
“Kryeministri Kurti i falënderoi për ftesën, si dhe për punën e përkushtimin e tyre të palodhshëm në kultivimin e kulturës së rrushit. Ai theksoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovë për prodhuesit dhe prodhimet vendore”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Këtë vit, nen sloganin “Ca kokrra rrushi” festivali “Hardh Fest” do t’i dedikohet poetit të ndjerë, Xhevdet Bajraj”, i cili ishte pjesëmarrës i pandashëm i këtij festivali, të cilin e përcillte me muzikë, art e poezi.