Trajneri i Malishevës i pakënaqur me humbjen nga Drenica

Trajneri i Malishevës i pakënaqur me humbjen nga Drenica


Malisheva u mposht nga Drenica në shtëpi, në stadiumin “Liman Gegaj” të shtunën. Skuadrës që drejtohet nga trajneri Arsim Thaqi iu anulua një gol në minutën e fundit të ndeshjes me sistemin VAR. Kjo e ka lënë të pakënaqur trajnerin Thaqi, i cili ka thënë se referimet e tilla nuk e ndihmojnë futbollin e Kosovës.

“Pa dashur të justifikohem për humbjen, ndihma më e madhe për kundërshtarët ishte gjyqtari kryesor. Një referim i tillë nuk i ndihmon futbollit të Kosovës. Në pjesën e parë pati shumë ndërprerje, nuk pati ritëm loja. Kjo lojë i konvenon Drenicës dhe disa ekipeve tjera, neve jo. Në pjesën e dytë morëm masat që të ishim ekipi që duhej të ishim, apo që ishim me Ferizajn, por është e çuditshme se si anulohet ky gol. Megjithatë, duhet të merremi me lojën tonë e më pak me referim”, ka thënë Thaqi pas ndeshjes.

Related Articles