Përjashtohen 15 nxënës, për shkak të kopjimit nga provimi i maturës përmes rrjeteve sociale

Përjashtohen 15 nxënës, për shkak të kopjimit nga provimi i maturës përmes rrjeteve sociale

Të paktën 15 nxënës janë përjashtuar nga Provimi i Maturës Shtetërore, për shkak që u identifikuan që janë duke kopjuar përmes rrjeteve sociale.

Shefi i Divizionit të Vlerësimit në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, deklaroi se të njëjtit janë vërejtur nga qendra dhe është kontaktuar komisionin për ti larguar.

Gjatë mbajtjes së testit, disa fotografi janë shpërndarë e përmes tyre janë marrë edhe përgjigjet nga ana e maturantëve.

Përvec këtyre, procesi po vlerësohet se shkoi mirë, derisa rezultatet më së largu publikohen me 7 shtator.

Related Articles