Analisti Krenar Shala pas arritjes së marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë për pranimin e dokumenteve me anë të një postimi në profilin e tij ka reaguar në lidhje me këtë çështje.
Ai përmes nje postimi në Facebook u shpreh se pas pranimit të kësaj marrëveshjeje, shteti serb lehtë mund ta njoh edhe pavarësinë e Kosovës.
Sipas Shalës, kjo gjë mund të ndodhë gjatë regjimit të Vuçiqit, pasi që për shkak të kapjes së diskursit medial dhe publik nga pushteti i presidentit serb, nuk do të kishte reagime nga qytetarët serb.
Postimi i plotë
Opinioni publik në Serbi ishte i atillë sa që, për shkak të kapjes së diskursit medial dhe atij publik nga ana e pushtetit të Vuçiqit, bëri që të mos ketë shumë reagime negative kundër pranimit të ID-ve të Kosovës; përkundrazi, e arsyetuan dhe e shpallën si veprim grandioz, duke aluduar që me këtë veprim Serbia arriti ta ruaj Serbinë në Kosovë (sic.)
Osht lehtë e parashikushme që e njejta do të ndodhte edhe me njohjen eventuale të pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, përkatësisht nga ana e regjimit të Vuçiqit.
Pra, marrëveshja e sodit gjeneron edhe ni rast tjetër që bie ndesh me botëkuptimin e deritashëm që Vuçiqi “nuk munet me e njoftë Kosovën” se “e vrajnë”, e “shpallin tradhtar” etj. Përkundrazi, do ta miratonin vendimin e tij duke e arsyetuar atë veprim si grandioz që ka bërë të mundur çlirimin përfundimtar të Serbisë nga çështja problematike e Kosovës.