Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ka biseduar në telefon me ish-sekretarin e NATO-s, Gjeneralin Wesley Clark.
Ai ka thënë se përgëzimet e Gjeneral Wesley Clark për sukseset e Ministrisë së Mbrojtjes janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejtë synimeve.
“Në bisedën e sotme telefonike me Gjeneral Clark, diskutuam për zhvillimet e fundit gjeopolitike, me fokus në rolin e Kosovës në këto rrethana sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë”.
“Gjeneral Clark më përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve tona, duke shprehur edhe me këtë rast, përkrahjen e plotë dhe të pakursyer nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij për Ministrinë e Mbrojtjes”.
“Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për heroin tonë, Gjeneral Clark dhe të gjithë autoritetet vendim-marrëse amerikane për gjithçka që keni bërë dhe jeni duke bërë për Kosovën dhe botën demokratike. Kosova dhe populli i saj nuk harron mbështetjen tuaj, prandaj është dhe do të jetë si një trup i vetëm gjithmonë përkrahë jush, si vendi dhe populli më proamerikan në botë”,ka shkruar Mehaj në Facebook.