Imazhet e fundit tregojnë që njerëzit po presin në një qendër ndihme në Zaporizhzhia përpara se të transferohen në pjesë të tjera të vendit.
Mijëra njerëz që ikin nga zonat e kontrolluara nga Rusia në jug të Ukrainës kanë mbërritur në një qytet pranë centralit më të madh bërthamor të Evropës, pavarësisht frikës për rrjedhje rrezatimi nga luftimet, raporton Sky News.
Granatimet në vendet e tyre kanë bërë që njerëzit të ikin e të kërkojnë strehë diku tjetër.