Partia Demokratike e Kosovës e ka refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, për takimin e ftuar për ditën e sootme për t’u dakorduar me opozitën rreth marrëveshjes së arritur me Serbinë rreth dokumenteve të identifikimit.
Lidhur me këtë nënkryetarja e PDK-së Vlora Çitaku, tha mbrëmë në Klan Kosova se nuk ka nevojë që të dakordohen me Albin Kurtin, për një marrëveshje siç tha ajo, të cilën e ka nënshkruar ish-kryeministri Hashim Thaçi.
“Ne nuk kemi nevojë të shkojmë e të ulemi me kryeministrin e të darkodohemi për një marrëveshje të cilën e kemi nënshkruar më shumë se një dekadë më parë” – tha Çitaku.
Sipas saj, opozitarizmi i Vetëvendosjes ka qenë shumë i dëmshëm dhe vonesat po i paguan sot qytetari i Kosovës.
“Ne nuk do ta riciklojmë modelin opozitar të Lëvizjes Vetëvendosje sepse ne e vlerësojmë që kjo ka qenë shumë e dëmshme. Kjo i ka shkaktuar vonesa Kosovës, të cilat po i paguajmë edhe sot. Jo ne por qytetari i Kosovës”.