Në fillim të vitit 2019, Antony mund të kishte zgjedhur të shkonte me ekipin e parë të Sao Paulos në një turne parasezonal në SHBA dhe të luante kundër ekipeve si Eintracht Frankfurt dhe Ajax.
Ai nuk e bëri dhe kjo ndryshoi në mënyrë drastike karrierën e tij përgjithmonë.
Pavarësisht stërvitjeve me skuadrën e të rinjve për disa muaj, anësori i ri nuk hezitoi kur bordi erdhi me idenë për ta kthyer atë në ekipin nën-20 vjeç për Copa Sao Paulo, kompeticioni kryesor i Brazilit për të rinjtë.
Më pas ai do ta njoftonte veten në botën e futbollit, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë gjashtë asistime në fitimin e titullit, transmeton Klankosova.tv.
Kur u kthye në ekipin e parë, reputacioni i Antony brenda klubit nuk ishte më i njëjti. Ai nuk ishte më thjesht një tjetër i talentuar.
“Kjo ishte një pikë kthese për të”, i tha BBC Sport ish-drejtori ekzekutiv i Sao Paulo, Alexandre Passaro.
“Ndryshe nga fëmijët e tjerë që refuzuan të ktheheshin në ekipin e të rinjve dhe e panë atë si të metë, ai e pranoi menjëherë, edhe nëse do të thoshte të humbiste një udhëtim që shumica e lojtarëve e prisnin me padurim”.
Ai ka qenë gjithmonë një djalë shumë modest, i intersonte vetëm si mund të përmisonte paraqitjet e tij. Ai do të shkëlqente atë sezon dhe do të bëhej lojtari që ne të gjithë e admirojmë tani.
“Së shpejti, Ajax po pyeste për të. Ata kishin ofruar 3 milionë euro për të në 2018 dhe ishin të gatshëm të paguanin shumë më tepër për ta dërguar në Amsterdam këtë herë. Ne do të përfundonim duke e shitur atë në fillim të vitit 2020, por duke u siguruar që të përfshinim një klauzolë prej 20 për qind, sepse e dinim se ai do të arrinte një nivel të lartë”/
Passaro nuk mund të kishte më shumë të drejtë.
Antony u përshtat menjëherë të klubi holandez, duke kontribuar në 47 gola në të gjitha garat dhe vetëm pas dy sezonesh, bindi Manchester United ta blinte për 95 milionë euro plus pesë të tjera në bonuse.
22-vjeçari do të bëhet blerja e katërt më e shtrenjtë në historinë e Premier League.
Është shumë më tepër nga sa mund të kishte parashikuar ndonjëherë kur vendosi të anashkalojë një udhëtim në SHBA për të siguruar më shumë minuta lojë.
“Presioni i vërtetë ishte kur jetoja në lagjet e varfra të Sao Paulos, në ‘kasolle’”, transmeton Klankosova.tv.
Fakti që Antoni ka arritur deri këtu është dëshmi e përkushtimit dhe këmbënguljes së tij.
Pasi u rrit në një kasolle të quajtur Inferninho (që përkthehet si Ferri i Vogël), një nga zonat më të rrezikshme të Osaskos, në periferi të Sao Paulos, ai shpesh shihte tregtarë droge, kriminelë që iknin nga policia dhe njerëz që vriteshin pranë tij.
Çuditërisht, pasi i dëshmoi të gjitha këto, asgjë nuk e frikëson më atë. As urinë që iu desh të duronte herët në jetën e tij, ndërkohë që përpiqej të arrinte si futbollist. Sa herë që pyetet për presionin në karrierën e tij, braziliani nuk mund të mos buzëqeshë.
“Presioni i vërtetë ishte kur jetoja në një ‘kasollë’ dhe u nisesha për në shkollë në nëntë të mëngjesit, i pasigurt nëse do të mund të haja përsëri deri në nëntë të natës. Ky është një presion. Përndryshe, ne të gjithë mund të përshtatemi”, tha ai.
Në ngritjen e tij në majë, ai nuk i ka harruar kurrë ata që ishin me të që nga ato ditë.
“Ne e rinovuam kontratën e tij disa herë në Sao Paulo dhe çdo herë ai sillte nënshkrimin e të gjithë familjes së tij – nënën, babain, vëllain, motrën, të gjithë. Gjithmonë ishte për familjen”, kujton Passaro.
“Jo, lëreni fëmijën të driblojë dhe të bëjë të vetën!”
Një futbollist shumë më i fortë tani, pasi ka shtuar shtatë kilogramë masë muskulore gjatë pandemisë, Antony do të përfshihej në skuadrën e Brazilit për Kupën e Botës në nëntor.
I përshëndetur nga shefi i Selecaos, Tite për “këmbët e tij prej kadifeje”, ai ka kaluar edhe Neymarin me ritmin e tij dhe aftësitë e driblimit.
Superylli i PSG-së madje e mbrojti atë gjatë një ndeshjeje kualifikuese të Amerikës së Jugut, kur anësorit iu kërkua të kalonte më shumë topin. “Jo, lëreni fëmijën të driblojë dhe të bëjë të vetën!”. Neymar ka reaguar në fushë.
Antony ka një besim të ngjashëm te menaxheri i United, Erik ten Hag, pasi dyshja punuan së bashku për dy sezone në Ajax dhe ai e vlerëson holandezin për transformimin e tij në një lojtar shumë më klinik.
Ata do të duhet të pushtojnë tani “Old Trafford” për të justifikuar çmimin që e bëri nënshkrimin e dytë më të shtrenjtë të United.
“Mund të duket sikur është thjesht një djalë 22-vjeçar, se gjërat po ecin shumë shpejt për të dhe ai nuk ka shumë përvojë. Por unë mund t’ju them një gjë: çdo trajner që punon me të nuk dëshiron që t’i largohet. Kjo ka ndodhur me Ten Hag, por me trajnerë të tjerë në Brazil si Andre Jardine dhe Tite”, thotë Passaro.
“Ata kanë një perceptim tjetër për Antonin sepse e dinë fenomenin që ai është në punën e përditshme, gjërat absurde që bën me topin, sa i talentuar është”.
“Ai është lloji i lojtarit që ofron atë që ju nevojitet dhe nuk ju jep probleme. Padyshim që do të ishte shumë e pamundur që një ekip si Manchester City ose Tottenham të paguanin të njëjtat para për të, por Ten Hag e di se çfarë po merr”.