Kolonel Fehmi Hoti nga sot do të ushtrojë një ndër pozitat më të rëndësishme në hierarkinë e Policisë së Kosovës, atë si ushtrues detyre të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.
Vendimi për emërimin e Fehmi Hotit si U.D i Drejtorit të Përgjithshëm është marr sot, pas dorëheqjes së Samedin Mehmetit, pas dhunimit të 11-vjeçares nga Prishtina.
Siç, mëson Paparaci Fehmi Hoti ka lidhje familjare përkatësisht është nipi i ish-shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së Rexhep Selimi.
Ndryshe, Hoti para se të emërohet si u.d I Drejtortit të Përgjithshëm, muaj më parë ishte emëruar si zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
Ndryshe, në 2019 kolonel Fehmi Hoti ishte emëruar edhe si drejtor Rajonal i Prishtinës, derisa para se të ushtronte këtë pozitë ai ka qenë Drejtor i Divizionit për Hetimin e Krimit.
Sot, Samedin Mehmeti ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Policisë së Kosovës.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se e ka pranuar kërkesën për dorëheqje, e cila ka ardhur pas rastit të fundit të dhunimit të një 11-vjeçareje.
Mehmeti këtë e ka kërkuar për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale, tha Sveçla.