Një i ri nga Gjilani, të cilit nuk i dihet emri, por se në rrjetin social TikTok është i regjistruar si “clip.donzi” ka afro 13 mijë ndjekës në llogarinë e tij.
Në shumë video që ai i poston në këtë llogari, ai nuk e kursen fjalorin e ndytë, të cilin ai e përdor edhe me fëmijë.
Klan Kosova ka siguruar disa video nga profili i tij, nga të cilat mund të vërehet se në to janë të përfshirë fëmijë dhe se personi me nofkën “clip.donzi” përdor fjalor banal me ta.
Kujdes: Në video ka gjeste dhe fjalor të papërshtatshëm