Më shumë se 15 milionë njerëz në Angli kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.
Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë kësaj të hënë u realizuan 233, 651 vaksinime ndërsa që nga muaji dhjetor në të gjithë vendin janë vaksinuar 44, 683,075 persona.
Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë, Nadine Dorries është shprehur se rezultatet për situatën epidemiologjike janë pozitive, por bën thirrje për kujdes dhe ndërgjegjësim për të shmangur përhapjen e virusi, transmeton Abc News.
Rastet e reja, shtrimet në spitale si edhe numri i viktimave duket se janë në rënie, ndërsa vaksina ka luajtur rolin e saj pozitiv dhe se rreziku i alarmit është ulur.