Në Kosovë sot do të mbajë mot me diell, pasdite me vranësira të dendura të cilat vende vende do të sjellin reshje shiu.
Në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës thuhet se sa i përket temperaturave ato mbesin pothuaj të ngjashme me ditët e fundit.
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 grade Celsius.
“Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet nga IHMK.