Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, ka shkruar për reduktimet e energjisë elektrike.
Ai tha se Qeveria nuk e pranuan planin dhjetëpikësh të LDK-së, mirëpo pyet se “a kanë plan të tyre?”, derisa u përgjigj me “jo, se naftën e kanë pa pare, as nuk e dijnë sa kushton”.
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, ka shkruar për reduktimet e energjisë elektrike.
Ai tha se Qeveria nuk e pranuan planin dhjetëpikësh të LDK-së, mirëpo pyet se “a kanë plan të tyre?”, derisa u përgjigj me “jo, se na euro për lirërftën e kanë pa pare, as nuk e dijnë sa kushton”.
Mustafa ka radhitur “dështimet” e kësaj qeverie: nafta është 1.80 euro për litër vaji për gatim 3,49 euro për litër, arsimtarëve u kanë shpallë luftë, investime kapitale s’kanë realizuar as 10%, sektorit publik nuk ua rrisin pagat, sektori privat ka mbetë pa punëtorë, rinia iku.
Postimi i plotë:
Reduktimet e energjisë elektrike tash po bëhen me e pa plan. Kur po munden.
Plani 10 Pikësh i LDK-së thanë që s’bën. A kanë plan të tyre? Jo, siç po shihet, ose s’po shihet fare se po jetojmë në terr.
Nafta sot 1,80 euro për litër.
Edhe këtu thanë që propozimet e LDK-së nuk bëjnë. A kanë këta plan? Jo, se naftën e kanë pa pare, as nuk e dijnë sa kushton.
Vaji për gatim 3,49 euro për litër. Çdo produkt ushqimor çdo ditë e më shtrenjtë. As këtu s’kanë plan e as zgjidhje. Veq rrudhin krahët.
Arsimtarëve u kanë shpallë luftë. Nesër 1 shtatori, pak gjasa që fillon mësimi.
Investime kapitale s’kanë realizuar as 10%.
Sektorit publik nuk ua rrisin pagat.
Sektori privat ka mbetë pa punëtorë, rinia iku.
Dështim pas dështimi pas dështimi pas dështimi… krejt dhe drejt.