Në komunën e Villorbas në qytetin e Trevisos, autoritet italiane kanë arrestuar katër të rinj kosovarë të cilët janë kapur në flagrancë duke e vjedhur energjinë elektrike.
Siç raporton “Tribuna Treviso”, të rinjtë kosovarë përmes një kablloje 30 metra të gjatë, kishin vjedhur energjinë elektrike nga garazha e komshiut.
Një vjedhje të tillë pronari i garazhës e kishte vërejtur pas disa kohësh dhe kishte lajmëruar karabinierët.
Kur kishte arritur policia, të katërtit ishin munduar ta tërhiqnin shpejtë kabllon, por pa sukës.
Pas kontrollit të mëpasshëm në shtëpinë e tyre, është gjetur edhe një sasi e vogël e marijuanës, pasi policët kishin vërejtur që brenda shtëpisë po vinte erë e fortë e drogës së djegur.