Pas njoftimit se njësitë B-2 dhe A-3 janë rikthyer në prodhim, Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se do të vazhdojë të punojë që t’i përfundojë edhe remontet e njësive të tjera që të mund të operojë gjatë dimrit me dy njësi të Termocentralit A dhe dy Njësi të Termocentralit B, me kapacitet 800 megavatë për orë.
Por, as me këto njësi, Kosova s’mund t’i mbulojë nevojat e saj për energji gjatë dimrit. Gjatë sezonit dimëror, Kosovës i duhet 1 mijë e 300 megavatë për orë
“Korporata Energjetike e Kosovës ju siguron që do të vazhdoj me përkushtim t’i përfundoj edhe remontet e rregullta në njësitë tjera konform planit në mënyrë qe deri ne fillim të sezonit dimëror të operoj me dy njësi të TC-A dhe dy njësi të TC-B me kapacitet prej rreth 800 MË/h”, thuhet në njoftimin e KEK.