Mesfushori i Senegalit, Idrissa Gueye është larguar nga Paris Saint-Germaini për t’iu bashkuar Evertonit.
Parisi ka konfirmuar të enjten largimin e Gueyes, të cilit i ka dëshiruar suksese në ekipin anglez.
32-vjeçari me Evertonin ka firmosur kontratë deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.
Në fakt, Gueye iu pat bashkuar Parisit në vitin 2019 pas tri sezoneve tek Evertoni, ndërsa në Angli karrierë ka bërë edhe tek Aston Villa.
Përderisa e ka liruar Gueyen, Parisi po ashtu ka njoftuar se ka huazuar dy lojtarë tjerë. Layvin Kurzawa është huazuar te skuadra e Fulhamit për këtë edicion, ndërsa Abdou Diallo te RB Leipzigu në Gjermani.