Shukri Gërxhaliu, i cili shërbeu si mjek në Zonën Operative të Shalës kohës së luftës ka thënë se periudha në të cilën ai kreu mjekime ishte e rënde dhe me kushte të vështira.
Gërxhaliu tha se gjatë luftës ka filluar t’i trajtojë edhe dy deri në tri viktima të dhunës seksuale, teksa shtoi se ato kanë shkuar tek ai, ku i ka gjetur mbështetje në mënyrë konfidenciale për rreth 15 vjet, deri në momentin kur ka trajtimin e tyre e ka marrë përsipër shoqata për trajtimin e dhunës.
“Në të njëjtën kohë, për shkak se s’kam pasur mundësi ta bëjë një trajtim të duhur, sidomos në aspektin material, e kam takuar Martinsenin (dokumentuesin e dhunimeve në Kosovë gjatë luftës) dhe u ka ndihmuar edhe materialisht edhe në aspektin mjekësor”, është shprehur Gërxhaliu në “Info Magazine” në Klan Kosova.
Më tej, ai tregoi edhe momentet emocionuese, ku tha se “rrëfimet e tyre kanë qenë aq emocionuese sa më është dashur t’iu them “ju lutëm, m’i shkruani dhe ejani nesër e m’i sillni me shkrim”.
Ai thotë se faktori ndërkombëtar s’ka bërë mjaftueshëm për gratë e dhunuara gjatë luftës, pasi sipas tij është dashur t’i bëjë presion më të madh Serbisë për krimet e kryera.