Komentatori politik, Krenar Shala ka kërkuar që të ketë dakordim mes sindikalistëve dhe krerëve qeveritar sa i përket çështjes së pagave dhe kërkesave tjera të sindikalistëve.
Ai në Info10 në Kanal10 ka kritikuar sindikalistët e arsimit për performancën e dobët të tyre.
“Unë si qytetar do të kisha dashtë me pasë pagë të dinjitetshme. Por, as pagat s’munden me qenë të dinjitetshme kur ka mungesë të perfomancës. Jo ti ndaq puno mirë, ndaq jo e punën e ki të siogurt. Duhet me u dakordu që mësimdhënësi duhet me dhënë llogari. Qysh mundet me u rrit gjysma e klasës analfabeta edhe me thanë rritma pagën”, tha Shala.
Ai më tej ka shtuar se edhe nëse Kosova nis prej tani reformat në arsim, rezultati i tyre mund të vërehet pas 20 apo 30 viteve.
“Unë po pajtohna me kryetarin se për çështje të sigurisë, shëndetësisë e arsimit duhet me pas koalicion shoqëror, pa marrë parasysh që qeveria ka përgjegjësi edhe duhet me qenë nismëtare. Por, fatkeqësisht nëse bëhen reforma në arsim tash tek mas 20-30 mund të ndihen rezultatet vitin e ardhshëm. Prandaj, është një çështje që duhet të investojmë kolektivisht’, theksoi Shala në Info10.