Limaj bëhet personi i tretë që brenda ditës Kurtit i drejtohet si diktator

Limaj bëhet personi i tretë që brenda ditës Kurtit i drejtohet si diktator

Kryetari i partisë NismaSocialdemokrate Fatmir Limaj në një konferencë për media ka folur rreth dy temave greva në administratë dhe arsim si dhe marrëveshja e fundit për lëvizjen e lirë Kosovë – Serbi.

Sipas Limajt kur në pyetje është intresi i vendit të gjitha partitë politike duhet të bëhen bashkë.

“Fati i shtetit të Kosovës duhet të na bëjë bashkë secilin interesi i shtetit është më i madh se ai politik ditore e partiak”, tha ai ndër të tjera.

Kur ka folur për grevën në administratë dhe arsim ,Limaj e ka qaujtur Albin Kurtin lider suprem që refuzon cdo gjë që është në kudëdrshtim me mendimet e tija.

“Të dialogj me të gjitha grupert e interest të vendit, në vend që të shtrohet dialogu social me sindiktat për të parë kërkesat e tyre, hallet e tyre për të gjetur zgjidhje dhe për të mundësuar që fëmijët dhe arsimtarëtë t`i kryejnë detyrat , Qeveria ka zgjedhur një rrugë që nuk ka shembull në vende demokratike – në vend që të hap rrugë të dialogut refuzon, sulmon, shanë, përjashton tenton të rrënoj çdo gjë që nuk është në lidhje me mendimin e liderit suprem të tyre”, ka thënë Limaj ndër të tjera.

Related Articles