Kurti priti në takim u.d. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Kurti priti në takim u.d. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ushtruesin e detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti. 

Në takimin në të cilin ishte i pranishëm edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti e uroi z.Hoti për përgjegjësitë e reja. Ai tha se forcimi i rendit publik dhe sundimi i ligjit janë synim i yni i përbashkët.

Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla i dhanë mbështetjen e plotë u.d. Drejtorit të PK-së, Fehmi Hoti, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe vendosjen e ligjshmërisë në të gjithë territorin e vendit.

Kujtojmë se Hoti erdhi në krye të policisë pasi Samedin Mehmeti dha dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona duke u mbështetur në arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

Related Articles