Broja firmos kontratë të re me Chelsean

Broja firmos kontratë të re me Chelsean

Armando Broja ka të ardhme te Chelsea. Kjo është bërë e ditur të premten kur klubi i madh nga Londra i ka ofruar kontratën e re.

Sulmuesi i Shqipërisë tani ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2028. Broja, që ende nuk i ka mbushur 21 vjet, është shprehur shumë i lumtur për kontratën e re.

“Mbetem pa fjalë vetëm duke menduar për këtë. Është klubi për të cilin gjatë gjithë jetës kam ëndërruar që të luaj, klubi që e përkrah dhe e dua. Kam qenë këtu prej se isha i vogël dhe është e pabesueshme për mua dhe familjen time”, ka thënë Broja për faqen zyrtare të Chelseat.

Fjalë të mira për rinovimin e Brojës pati edhe presidenti i Bluve, Todd Boehly.

“Ne jemi të kënaqur që Armando është përkushtuar ndaj Chelseat. Ai është një sulmues i ri dhe një pjesë e madhe e planeve tona ecin përpara”, ka thënë Boehly.

Related Articles