Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të takohet sot me krerët e BSPK-së.
Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Këshillit Grevist, njëherit kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari.
“Nga stafi i presidencës jemi ftuar në takim me presidenten Vjosa Osmani nga ora 15:00”, është shprehur Jashari.