Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, do të kërkojë 13.7 miliardë dollarë fonde urgjente nga Kongresi, për të ofruar ndihmë dhe mbështetje buxhetore për Ukrainën.
Paketa e ndihmës për Ukrainën përfshin para për pajisje, mbështetje të inteligjencës dhe mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore.
Biden po ashtu ka planifikuar 22.4 miliardë dollarë për lehtësimin nga pandemia COVID-19, para një rritjeje të mundshme të rasteve, raporton News, transmeton Klankosova.tv.
Kërkesa për financim emergjent do të përfshijë gjithashtu 2 miliardë dollarë për të adresuar ndikimin e luftës së Rusisë në Ukrainë në furnizimet me energji amerikane.
Pentagoni tha javën e kaluar se ndihma totale ushtarake e ShBA-së për Ukrainën kishte arritur tashmë në 13 miliardë dollarë.