Kryeministri Kurti prezanton pakon për përballjen me inflacion, do të mbështeten këto kategori

Kryeministri Kurti prezanton pakon për përballjen me inflacion, do të mbështeten këto kategori

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një konference për media ka prezantuar pakon për përballjen me inflacion.

Ai ka bërë të ditur se do të subvencionohen të gjithë ata që kursejnë energji elektrike.

“Do të subvencionojmë të gjithë ata që kursejnë energji elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ne do të subvencionojnë dyfish faturën”, tha ai.

Gjithashtu tha se do të procedohet për miratin projektligjin për punë publike.

“Do të procedojmë në qeveri e pastaj në kuvend për miratin projektligjin për punë publike, e cila parasheh kompenzimin për inflacion për materialet ndërtimore dhe punës përcjellëse për kontratat ekzistuese të punës, kjo me qëllim të përshpejtimit të dinamikës së impementimit të projekteve kapitale”, tha Kurti.

Ai tregoi edhe mbështetjen që do t’u jepet pensionistëve dhe familjeve në asistencë sociale.

“Për pensionitët do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove, kurse familjet në asistencë sociale do t’i mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj”, tha kryeministri.

Related Articles