Kryeministri Kurti për grevën në arsim: Ta bojotosh shkollën, do të thotë ta bojkotosh shtetin

Kryeministri Kurti për grevën në arsim: Ta bojotosh shkollën, do të thotë ta bojkotosh shtetin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në lidhje me grevën në arsim, duke thënë se ta bojkotosh shkollën, do të thotë ta bojkotosh shtetin.

“Ne jemi me mësimdhënësit, e mësimdhënësit duhet të jenë me nxënësit, nuk bën të ndahen mësimdhënësitë nga nxënësit. Shkolla është shteti, ta bojotosh shkollën, do të thotë ta bojkotosh shtetin. Iu bëjë thirrje të gjithë mësimdhënësve që të hënën të jenë në shkollë dhe t’u japin mësim të vegjëlve tanë”, ka thënë Kurti.

Ai është shprehur se “kërkesat absurde që shumë janë dëshira arbitrare sesa mundësi reale, nuk mund të ecin përpara”, përcjell Klankosova.tv.

“Unë jam për sindikata të fuqishme edhe në sektorin privat jo vetëm publik, mirëpo kërkesat absurde, iracionale që më shumë janë dëshira arbitrare sesa mundësi reale, nuk mund të ecin përpara. Në përputhje me buxhetin e shtetit ne do t’i marrim masat tona dhe pakos së ringjalljes ne po ia shtojmë edhe 150 milionë euro këtë vjeshtë”, tha Kurti.

Tutje, Kurti tha se ka takuar kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykollin dhe sipas tij ky është takimi që duhej të ndodhte.

“Pardje e kam takuar kryetarin e BSPK-së, Atdhe Hykolli, sepse ai është kryetari, unë jam kryeministri dhe kështu e do rendi.Nuk mungon komunikimi, nuk mungon dialogu, mungon racionaliteti i ankesave. Greva është instrument legjitim sindikal, por jo hapi i parë, 50 euro që do t’i japin duke filluar nga shtatori do të vlejnë për këtë vit fiskal. Kjo nuk ka të bëjë me ligjin për paga e pagave, kjo ka të bëjë për përballje me inflacionin.Ne nuk shantazhohemi, ka disa muaj që ministria e financave është disa muaj duke analizuar për pakon që e prezantuam sot”, u shpreh tutje Kurti.

Related Articles