Kryeministri Kurti: Bërnabiq le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimi serb, le ta shohin se gjithçka po funksionon

Kryeministri Kurti: Bërnabiq le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimi serb, le ta shohin se gjithçka po funksionon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se reciprociteti është në vend dhe gjithçka po shkon në rregull.

“Së pari jemi pas 1 shtatorit dhe është parë që gjithçka po shkon siç kemi thënë ne më herët, ose do të ketë dokumente hyrëse-dalëse edhe në anën e kufirit edhe të Kosovës dhe atë Serbisë, ose në asnjërën prej këtyre, doli në asnjërën prej tyre, reciprociteti në vend, për neve është në rregull”, u shpreh ai.

Ai foli edhe për vizitën e kryeministres së Serbisë, duke thënë që le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin serb që ta shohin se gjithçka po funksionon.

“Bërnabiq le të hyjë në Kosovë me letërnjoftimin e autoriteteve të lëshuara në Beograd dhe le ta shohin se gjithçka po funksionon si në një shtet demokratik i cili është edhe më demokratik se Serbia gjithsesi, por madje edhe më i pavarur se Serbia”, u shpreh tutje ai.

Related Articles