Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka thënë se fitorja ndaj Llapit është si rezultat i paraqitjeve të mira që i ka pasur skuadra e tij në ndeshjet e kaluara, pavarësisht mungesës së rezultateve.
“Ky rezultat është si rrjedhojë e asaj që kemi bërë lojë të mirë edhe në ndeshjet e tjera. Kishim raste, por nuk i kemi realizuar. Ndaj Llapit ruajtëm qetësinë për të shkuar te golat dhe shënuam. Përveç golave të penalltisë, kishim dhe raste të tjera. I përgëzoj djemtë për angazhimin dhe durimin. Fitoren ua dedikoj tifozëve tanë që na mbështetën tërë kohën. Është vetëm fillimi i kampionatit, duhet të jemi të qetë. Na pret punë e madhe”, theksoi Nuhiu për ArtSport.