Ministri Çeku “ia heq kapelën ministrit Murati” për sjelljen gjatë sulmit me miell

Ministri Çeku “ia heq kapelën ministrit Murati” për sjelljen gjatë sulmit me miell

Ministri i Financave Hekuran Murati, është gjuajtur sot me miell nga aktivistë të PSD-së.

Kolegu i tij, ministri i kulturës, Hajrullah Çeku, e ka duartrokitur reagimin e Muratit.

Ai përmes një postimi në facebook, tha se buzëqeshja e Muratit është integritet moral e profesional.

“I heq kapelën ministrit Murati, buzëqeshja e tij është integriteti i tij moral e profesional. Është përgjigjja e të dinjitetshmit ndaj kamikazit politik”, ka shkruar Çeku.

“Për ju kemi vetëm buzëqeshje. Edhe zemrat tuaja plot helm meritojnë shërim”.

Related Articles