Prishtina – Ballkani: Shiten të gjitha biletat

Prishtina – Ballkani: Shiten të gjitha biletat

Stadiumi i qytetit të Prishtinës, “Fadil Vokrri” do t’i ketë tribunat e mbushura sonte për ndeshjen Prishtina – Ballkani.

Skuadra e Prishtinës ka njoftuar publikun se të gjitha biletat për këtë ndeshje janë shitur.

Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet sonte, me fillim nga ora 20:00, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Për tribunat veri dhe jug, hyrja do të jetë falas, për tifozëritë “Plisat” dhe “Xhebrailat”.

Related Articles