Skuadra e Gjilanit ka fituar edhe tre pikë tjera mjaft me rëndësi në Superligën e Kosovës.
Gjilani ka triumfuar në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultatin minimal 0:1.
Dukagjini tani thellon krizën e madhe, pasi në pesë ndeshjet e para ka vetëm një pikë të fituar, atë ndaj Llapit 1:1.
Trajneri Armend Dallku nuk ka pranuar të flasë për media pas kësaj humbje.
Duket se atmosfera tek klubi nga Klina ‘nuk është e mirë’ në startin e këtij sezoni.