Policia e Kosovës njofton se do të kujdeset për sigurinë e Bërnabiqit gjatë vizitës së saj në veri

Policia e Kosovës njofton se do të kujdeset për sigurinë e Bërnabiqit gjatë vizitës së saj në veri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me rastin e vizitës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq në veri të Kosovës do të përkujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike, shkruan Gazeta Enigma.

Policia ka njoftuar po ashtu se gjatë vizitës së Bërnabiqit do të bllokohen disa rrugë për arkullim ku parashihen të realiziohen aktivitete nga kryeministrja e Serbisë.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete. Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, ka njoftuar Policia e Kosovës./GAZETA ENIGMA/

Related Articles