Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mbrëmë ishte tek Teatri Kombëtar për të parë shfaqjen “La Rrem”, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti pas shfaqjes lavëdroi aktorët.
“Nga Kryeministria duhet ta përshkoj Sheshin që të mbërrij te Teatri. Këtë e bëra mbrëmë: ngjita shkallët e Teatrit Kombëtar për të mos u ngjitur në skenë por për të parë aty shfaqjen energjike “La Rrem”. Muharrem Qena është zëri dhe figura e këngës së një brezi iluminist dhe pasionant. Dashuritë me dhimbjet e saj, miqtë e tij dhe politika mbi të, jepen nga një ansambël aktorësh që zotërojnë skenën e tyre dhe syrin e shikuesve. Kushtrim Koliqi, Arian Krasniqi dhe Ernest Malazogu na e përkujtojnë bukur dhe ashpër artistin e paharrueshëm Muharrem Qena. Gjithsesi ia vlen”, është shprehur Kurti.