Mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” ka pasur përleshje mes Plisave dhe Xhebrailave.
Ngjarja ndodhi para fillimit të derbit Prishtina – Ballkani.
E lidhur me rastin është deklaruar policia.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Agron Borovci, tha se të lënduar janë tre tifozë derisa janë inicuar dy raste.
Derbi i Superligës i takoi skuadrës nga Suhareka.
Skuadra e udhëhequr nga Ilir Daja, fitoi me rezultat 0:1.
Golin e vetëm e shënoi Albion Rrahmani, në minutën e 46-të.