Gazetari Idro Seferi: Vizita e Bislimit në Luginë kaloi pa zhurmë mediatike në Serbi

Gazetari Idro Seferi: Vizita e Bislimit në Luginë kaloi pa zhurmë mediatike në Serbi

Gazetari Idro Seferi që raporton nga Beogradi ka thënë se për vizitën e delegacionit të Kosovës në Luginën e Preshevës nuk është raportuar pothuajse fare nëpër mediat serbe.

Në një lidhje direkte në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se më shumë është raportuar për vizitën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, në veri të Kosovës.

“Vizita e ministrave të Kosovës nuk është raportuar fare në mediat në Serbi – sikur është një lajm që nuk ekziston. Edhe pse nga shtypi dhe kontaktet në Luginë të Preshevës është thënë të jetë një vizitë që është mirëpritur nga shqiptarët atje – përveç që është anashkaluar Shqiprim Arifi dhe për këtë ka pasur disa reagime”.

“Ka pasur reagime që kanë thënë se qeveria e Kosovës nuk do të duhej të bënte dallime. Arifi shpesh herë është parë si faktor jo shumë i përshtatshëm”.

“Sa i përket vizitës së Bërnabiq në Kosovë ka pasur shumë lajme. Është raportuar se ajo është ndjerë sikur në tokën e saj. Bërnabiq është falënderuar nga serbët në Kosovë për gjithçka që Serbia ka bërë për ta”.

“Ajo ka thënë se do të luftojnë për çështjen e targave. Shumica e mediave kanë raportuar se vetura zyrtare ka qenë me targa të mbuluara përveç atyre të policisë së Kosovës”.

Related Articles