Një grua në Rahovec është arrestuar nën dyshimin se të hënën ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore, shkruan Gazeta Enigma.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.
“Rahovec 02.09.2022 – 16:00. Me 05.09.2022 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se e njëjta me datën e lartcekur e ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten e djalit, viktimën femër kosovare, me të cilën ishte në bashkëjetesë martesore. Me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.