Ata kanë thënë se rritja e pagës së infermierëve dhe rritja e shtesave për kujdestari të natës do të jetë masa adekuate për të parandaluar ikjen e infermierëve nga Kosova, raporton Gazeta “Enigma”.
Ndërkaq Presidentja Osmani ka vlerësuar punën e deritashme të infermierëve në përballje me pandeminë, dhe ka potencuar se shëndetësia duhet të prioritizohet edhe në aspektin e buxhetimit të saj.
Në prag të ditës së tyre, Presidentja Osmani ka falënderuar infermierët për punën, duke shprehur nevojën për trajtim të dinjitetshëm të punës së tyre.