Aksident me vdekje, 40-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Aksident me vdekje, 40-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur gjatë natës në Himarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tërbaç, aty ku shtetasi L.H, 40 vjeç, sipas burimeve ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte, duke dalë nga rruga.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Related Articles