Policia e Kosovës ka bërë të ditur për një rast të rrëmbimit në Prishtinë, ndërsa bëri të ditur se është arrestuar një i dyshuar.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, të enjten në orën 01:00.
“Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tij është rrëmbyer dhe është rrahur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte i shoqëruar nga tre persona të tjerë të panjohur”, thuhet në njoftim.
Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.