Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, ka thënë se e ka marrë me pikëllim lajmin për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, duke shtuar se në kujdesin dhe kontributin e saj ishte edhe Kosova.
“Ajo ia kushtoi tërë jetën e saj shërbimit publik me integritet dhe udhëheqje për shtatë dekada me radhë”, ka shkruar Konjufca në një postim në Facebook.
Konjufca tha se përkushtimi, udhëheqja dhe trashëgimia që Mbretëresha la në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën, do të frymëzojnë edhe brezat që do të vijnë.
“Vlerat për të cilat ajo u angazhua ishin ndër vlerat më të larta njerëzore: dinjiteti, uniteti, respekti, puna e palodhshme dhe dhembshuria. Ajo ishte një model i mrekullueshëm përkushtimi në shërbim të popullit gjatë gjithë jetës. Në kujdesin dhe kontributin e saj ishte edhe vendi ynë, Kosova. Do ta kujtojmë më mall personalitetin e saj të mahnitshëm, punën e palodhur dhe shërbimin besnik”, ka deklaruar tutje kryeparlamentari.
“I dërgojmë ngushëllimet tona më të përzemërta djalit të saj, Mbretit Çarlsi i Tretë, familjes mbretërore, popullit të Mbretërisë së Bashkuar dhe mbarë Komonuelthit”.
“Faleminderit mbretëreshë dhe u prehsh në paqen e perëndisë!”, përfundoi Konjufca.