Policia ka arrestuar një 83-vjeçar në fshatin Dobrosh të Gjakovës, për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Nëpërmjet një kumtese nga policia bëhet e ditur se gjatë kontrollit në shtëpi i janë gjetur një pushkë dhe disa granata dore – të cilat janë konfiskuar.
“Me datën 09.09.2022 rreth orës 17:00, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë mbështetur nga Njësia për Reagim të Shpejt ka kryer kontroll në fshatin Dobrosh-Gjakovë, në vendbanimin e të dyshuarit S. Q., shtetas i Republikës së Kosovës i lindur në vitin 1939. Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë automatike AK47 (e cila është konfiskuar si provë materiale) dhe disa granata dore”.
Pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.