Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti si dhe zëvendës ambasadorja e ShBA-së, Alyson Grunder, do të bëjnë homazhe përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në ShBA.
Homazhet do të zhvillohen në orën 10:00.
Sot mbushen 21 vjet nga rrëmbimi i katër avionëve të pasagjerëve nga terroristët islamikë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sulmet më të mëdha terroriste në historinë moderne.
Aeroplani i parë goditi Kullën Veriore në orën 08:46 të mëngjesit sipas kohës lokale, ndërsa aeroplani i dytë goditi Kullën Jugore në 09:03 të mëngjesit sipas kokës lokale.