Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Abdixhiku përmes një postimi në Twitter, ka shkruar se sot kujtojmë dhe nderojmë viktimat e këtyre sulmeve.
“21 vjet më parë, 3 mijë jeta humbën në sulmet terroriste të 11 shtatorit. Sot ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat, familjet e tyre dhe heronjtë që ndihmuan në atë kohë kur ishte e nevojshme”, ka shkruar Abdixhiku.