Kamberi: Kundërshtarët e Vuçiqit marrëveshjen për targa me Kosovën e paraqesin si humbje serbe – pushteti si fitore

Kamberi: Kundërshtarët e Vuçiqit marrëveshjen për targa me Kosovën e paraqesin si humbje serbe – pushteti si fitore

Kanë kaluar më shumë se dhjet ditë prej kur Qeveria e Kosovës ka nisur të zbatoj vendimin për reciprocitet me Serbinë për targa. Më 29 gusht, përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, i cili bëri të ditur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dokumenteve hyrëse-dalëse, thotë se është lumturuar që është gjetur një një zgjidhje evropianë që lehtëson udhëtimin mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Gazeta Enigma.

Borrell përmes një video në Twitter falënderoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për udhëheqjen në dialog.

Tashti qytetarët e Republikës së Kosovës, pronar të veturave me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” dhe “ĐA”, nga fillimi i zbatimit të këtij vendimi kanë 61 ditë afat që t’i konvertojnë targat e tyre në “RKS”.

Ndërkaq në Kosovë janë gjithsej 401.945 vetura me targa “RKS”. Prej tyre dhjetëra mijëra janë me pronarë të komuniteteve pakicë.

Kush fitoj më shumë e kush më pak nga kjo marrëveshje?

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në një intervistë për Gazetën Enigma ka treguar se çka kanë përfituar shqiptarët e Luginës nga kjo marrëveshje.

Sipas tij “arritja e marrëveshjes është hap i mirë pas tensioneve të shumta që kanë përshkuar bisedimet në Bruksel”.

Kamberi, ka potencuar se çdo marrëveshje që arrihet në mes të Kosovës dhe Serbisë është e rëndësishme për Luginën.

‘’Marrëveshja finale duhet të trajtojë edhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës sipas parimit të reciprocitetit’’, tha Kamberi për Enigmën.

Intervista e plotë e deputetit Shaip Kmaberi, dhënë për Gazetën Enigma:

Gazeta Enigma: Kemi parë reagimin tuaj ku keni përshëndetur marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat. A mund të na tregoni më konkretisht se si e si është pritur kjo marrëveshje nga politikanët serb, pasi ju jeni pjesë e atij parlamenti?

Kamberi: Arritja e marrëveshjes është hap i mirë pas tensioneve të shumta që kanë përshkuar bisedimet në Bruksel. Kjo tregoj që me angazhimin e duhur të BE-së e veçanërisht SHBA-së gjërat mund të shkojnë përpara. Në Serbi kundërshtarët e Vuçiqit, marrëveshjen e paraqesin si humbje serbe, ndërkohë pushteti, sikurse zakonisht e paraqet fitore të tyre.

Gazeta Enigma: A keni pasur kontakte me ndonjë deputet apo politikan serb në lidhje me këtë marrëveshje, nëse po cili ka qenë komenti i tyre? 

Kmaberi: Parlamenti i Serbisë akoma nuk ka filluar së funksionuari. Seanca e parë e cila do të jetë e jashtëzakonshme do t’i kushtohet dialogut me Kosovën dhe në të do të raportojë vet Vuçiqi. Seanca do të mbahet të martën me 13 shtator dhe aty do të shpërfaqen të gjitha qëndrimet.

Gazeta Enigma: Si është pritur te shqiptarët e Luginës kjo marrëveshje? 

Kamberi: Për ne është me rëndësi çdo marrëveshje që Kosova arrin me Serbinë. Normalizimi i raporteve mes dy shteteve duhet të sjellë edhe normalizimin e qasjes së Serbisë ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Gazeta Enigma: Çka përfitojnë shqiptarët e Luginës nga kjo marrëveshje?

Kamberi: Marrëveshja finale duhet të trajtojë edhe të drejtat e shqiptarëve të Luginës sipas parimit të reciprocitetit.

/Gazeta Enigma/

Related Articles