Sopranoja kosovare Arta Jashari po vjen me recital në kryeqytet, përcjellë KultPlus.
Në këtë koncert ajo sjellë një repertor të zgjedhur të literaturës vokale, i cili burim inspirimi ka ritmin dhe muzikën latine.
Në koncert Jashari do të shoqërohet në piano nga pianistja Pranvera Hoxha – Bryma ndërsa mysafir i mbrëmjes do të jetë tenori kosovar Luan Durmishi.
Koncerti mbahet të martën, më 18 maj 2021 prej orës 20:00 dhe organizohet nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.