Laguna e Nartës në Zvërnec në pjesën më të madhe të saj e tharë. Duket se shkaqet kryesore janë ato klimaterike për shkak të ngrohjes globale. Tharja e Lagunës së Nartës ka dëmtuar edhe gjallesat që jetojnë në Lagunë.
Prej kohësh fauna dhe flora në këtë sipërfaqe ujore janë rrezikuar.
Biologu dhe ambientalisti Simo Ribaj për ABC ka renditur disa nga shkaqet që e kanë shkaktuar këtë situatë.
Sipas tij bllokimi i kanalave qe lidhin lagunën me detin, janë një tjetër shkak që ka ndikuar tek tharja e saj
Në të tillë situatë, sipas biologut ka ndikuar edhe aktiviteti i biznesve aty pranë Lagunës së Nartës.
Laguna e Nartës dhe Zvërneci gjenden pak kilometra larg qytetit të Vlorës, në pjesën veriperëndimore të tij. Ajo është një nga lagunat më të mëdha në vend. /abcnews.al