Munishi komenton edhe derbin Drita-Gjilani: Në çdo derbi do ta përkrahi Gjilanin

Munishi komenton edhe derbin Drita-Gjilani: Në çdo derbi do ta përkrahi Gjilanin

Gjilani dhe Prishtina i kanë ndarë pikët duke barazuar me rezultat 1-1, ndeshje e vlefshme për xhiron e gjashtë në Superligë.

Elton Cale i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 40-të pas asistimit të Dabiqajt.

Golin e barazimit e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 66-të nga penalltia.

Trajneri Munishi ka theksuar se ndeshja në mes të Gjilanit dhe Prishtinës është promovim i futbollit të Kosovës.

“Jam i kënaqur me pikën e fituar, ndërsa epilogu real ishte barazimi. Tentuam ta fitojmë ndeshjen, por nuk mjaftoi. Patëm një kundërshtar të fortë përballë. Ndeshja ishte e mirë me dinamikë dhe ky takim promovon futbollin e Kosovës. Jam i kënaqur me futbollistët, pritjen nga Gjilani, ndarjen e drejtësisë dhe organizimin e kësaj ndeshje. Përjashto ndeshjen me Ballkanin, ku nuk kemi merituar të pësojmë disfatë, kemi arritur të marrim pikët që i kemi synuar. Jam i kënaqur me ecurinë e ekipit. Gjilanit i dëshiroj suksese në derbi. Në çdo derbi do ta përkrahi Gjilanin”, ka thënë Munishi.

/Gazeta Enigma/

Related Articles