Derbi lokal: Gjilani nuk di për humbje në 5 ndeshjet e fundit ndaj Dritës

Derbi lokal: Gjilani nuk di për humbje në 5 ndeshjet e fundit ndaj Dritës

Në kuadër të javës së 7-të do të zhvillohet derbi më i zjarrtë në Kosovë mes Dritës dhe Gjilanit.

Ky ballafaqim do të luhet nesër (e mërkurë) me fillim nga ora 15:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan, raporton Gazeta Enigma.

Aktualisht skuadra e Gjilanit renditet në pozitën e parë, kurse Drita zë vendin e dytë.

Kujtojmë që Gjilani është i pamposhtur në pesë përballjet e fundit kundër Dritës. Dy fitore të “kuqebardhëve” dhe tri ndeshje janë mbyllur pa fitues.

Mbetet që të shihet se kush do të triumfojë derbin e parë të sezonit 2022/23.

/Gazeta Enigma/

Related Articles