Ish-deputeti i Nismës, Bilall Sherifi, ka reaguar pas deklaratës së sotme të kryeministrit Kurti pas takimit që pati me sindikalistët.
Përmes një postimi në Facebook, Sherifi ka shprehur dyshimet e tij se kryeministri ua ndërron fjalët që thuhen brenda takimit gjatë deklarimeve të tij për media.
Ai ka thënë se duke parë një situatë të tillë, takimet me Kurtin duhet të bëhen të hapura, dhe jo të mbyllura.
Postimi i plotë i Sherifit:
“I MIRI” DHE “TË KËQINJTË”!
Një këshillë për të gjithë përfaqësuesit e grupeve të ndryshme të shoqërisë, sindikatat, partitë politike, OJQ-të etj: Takimet me Albin Kurtin duhet t’i bëni të hapura, jo të mbyllura dhe assesi në zyret e tij, por para kamerave televizive, sepse Albin Kurti ua ndërron fjalët, ua shton fjalët, ua nxjerr nga konteksti në të cilin i keni thënë dhe i vendos në një kontekst tjetër, me qëllim që në sy të publikut ai të shihet si “i miri”, ndërsa të gjithë të tjerët si “të këqinj”!
E neveritshme!.